Është prezantuar në Universitetin Bujqësior skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi, ku 573 ekspertë do të angazhohen në trajnimin e 1800 fermerëve në  gjithë vendin, në fushën e teknologjisë bashkëkohore. I pranishëm në prezantimin e skemës nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë e dijes për të arritur tek suksesi. Për kryeministrin Edi Rama, bujqësia është në rrugën e duhur, ndërsa i’u përgjigj dhe kritikave.

‘Duam që këtu te jetë pika e referencës për biznesin. Në vite më parë ka qenë në institucion ekselence europiane. Kemi pasur një nga të pakta oaze të dijes dhe shkencës që ishte në nivel europian. Sot me këtë program në hyjmë në një fazë të re. Kjo nuk është një nismë që behet tani dhe ndalet tani, por për diçka që duam që të mbetet në vazhdimësi, të përmirësohet hap pas hapi dhe të plotësohet. Me financimin nga kjo skenë duhet të japë kredite për ato që janë politikzbatuesit e pushtetit ekzekutiv në territor. Të bëjmë çmos që ta shtrijmë sa më shumë kapilaritetin e rrugëve të dijes. Bujqësia dhe prodhimi bujqësor shqiptarë ka rritje të qëndrueshme, qoftë në sasi, qoftë në eksport.  Bujqësia dhe prodhimi vendas rritet në volum dhe në masë financiare eksportesh. Sot që flasim kemi konkretisht 55 mln euro eksporte më shumë në 8 mujorin e parë të 2022. 8 mln euro më shumë se viti i mëparshëm. Në 2017, 1.9 mln fidanë të certifikuar, sot kemi 35 fidanë të certifikuar pra që nuk ka surpriza për fermerët. Po prodhojmë97% të qumështit në Shqipëri. Kemi parë protesta rrugës duke dredhur qumësht. Ndërkohë që flasim për zhdukje të gjedhëve kemi një rritje të prodhimit dhe shifra domethënëse. Censusi i bërë në të shkuarën ka qenë komplet fiktiv, të bëra në zyrë. Sot jemi këtu për një program të ri, por nuk është i vetmi. Jemi edhe për një proces ndërkombëtarizimi. Duhet ta kthejmë në një qendër akademike ekselence rajonale.’- u shpreh Rama.

Për herë të parë në Shqipëri organizohet Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi, e cila synon të përditësojë informacionin e ekstensionistëve në bujqësi dhe fermerëve, për të arritur në një bujqësi më inovative, nëpërmjet transmetimit të njohurive të reja ose kombinimet e reja të njohurive ekzistuese.

Ky trajnim, është i pari që zhvillohet në shkallë vendi dhe përfitojnë 1800 fermerë që prodhojnë për tregun vendas dhe për eksport. Kurset do të zhvillohen në bashkëpunim me specialistë të qendrave të transferimit të teknologjisë dhe fermerë që përdorin praktika të reja kultivimi.