Nga Korça, ku ishte i pranishëm për të bërë një analizë të punës 1-vjeçare të policisë në këtë qark, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me nxjerrjen e banorëve me dhunë, nga banesat nga Policia e Shtetit, një ditë më parë në lagjen e ‘5 Majit’ në Tiranë. Nano u shpreh se nuk ka pasur ndonjë ankesë për dhunë, ndërsa theksoi se nëse do të ketë, atëherë do të bëhet një hetim mbi rastin dhe do të merren masat përkatëse administrative.
Pyetja: Banorët e lagjes “5 Maji” në Tiranë janë nxjerrë me dhunë nga policia nga banesat e tyre, mes tyre edhe fëmijë, gjithashtu u dhunua edhe një operator, çfarë keni për të thënë?
‘Sot Policia e Shtetit ka qenë në mbështetje të një pune që po zhvillonte Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit në bashkinë e Tiranës. Në dijeninë time deri tani, por edhe nga qëndrimet e institucioneve të tjera nuk ka patur ndonjë ankesë. Por këto që thoni ju do të verifikohen dhe në rast se do të ketë shkelje në procedurat standarde të Policisë së Shtetit atëherë do të merren masat përkatëse administrative’, tha Nano.
Një ditë më parë shembja e 7 banesave që preken nga projekti i rindërtimit në zonën e '5 Majit' në Tiranë u shoqërua me tensione mes banorëve dhe Policisë. Banorët bënë rezistencë, duke pretenduar se shembja e banesave është kundër ligjit dhe se ato nuk kanë bërë asnjë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës sa i përket bonusit të qirave. U desh ndërhyrja e policisë që IKMT të ndërhynte për shembjen e shtëpive.
Ndërkohë, shumica e banorëve që janë prekur nga projekti i lagjes së re te “5 Maji” janë dakordësuar dhe kanë filluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Bashkinë e Tiranës për t'u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.
Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë.
Jo jo normale cdo gje duket aty plaka esht e armatose rend , duhen 3 veta me e carmatose , te pakten doli nje Burrr qe ja tha Live erjon plehut , ate qe mendojn te gjith.
Përgjigju