KORCE - Marrëveshja shqiptaro- greke për kërkimin dhe nxjerrjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së viteve 1914 ka indinjuar banorët e Panariti në rrethin e Korçës.

Kjo marrëveshje u ka ringjallur edhe njëherë atyre ngjarjen e dhimbshme te korrikut 1914 ku forcat greke masakruan 375 persona të pafajshëm.
Sipas banorëve qeveria shqiptare para se ta nënshkruante marrëveshjen duhej të reflektonte për atë masakër.

Ajo ngjarje e rëndë ende nuk është hequr nga memoria e banorëve të zonës së Panaritit,Kolonjës,Skraparit e Përmetit edhe pse kanë kaluar gati 100 vjet.

Sipas banorëve shkaku i masakrës ishte mosnënshtrimi i popullsisë kësaj treve ndaj pushtuesve dhe ngritja flamurit kombëtar në Panarit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)