Bukuria e bregdetit shqiptar po bëhet gjithnjë e më tërheqëse jo vetëm për banorët e vendeve përreth, por jehona e tij ka kaluar përtej oqeanit. Është prestigjozja amerikane New York Times e cila në një artikull të saj me 54 vendet që duhen vizituar këtë verë, e ka renditur Shqipërinë në vend të 4.
Sipas New York Times Shqipëria është vendi i vogël i cili ofron njëkohësisht të gjitha, bukurinë e thyer të bregdetit Dalmatian të Kroacisë, të një gjiri të pazbuluar të Greqisë apo Turqisë bashkuar këto me karakteristikat rurale italiane, dhe mbi të gjitha me kosto edhe më të lira se vendet e mësipërme.
Artikulli thekson se krahas bukurisë së relievit dhe mbi të gjitha të bregdetit shqiptar, në vendin tonë mund të shijohen edhe rrënojat e lashta të Butrintit dhe e gjitha për më pak se 50 dollarë për natë.
New York Times nënvizon edhe masat e marra nga qeveria e re, e cila ka ndërmarrë hapa për frenimin e betonizimit të bregdetit shqiptar, fenomen ky i ndodhur pas viteve të komunizmit.
“Teksa i drejtoheni fshatit të Qeparos, ku përballë gjendet ishulli i Korfuzit, e ndërsa lundron me varkë krah nëndetësve të Luftës së Ftohtë, shijon perëndimin e diellit, me një darkë me peshq të freskët në të ashtuquajturën Riviera shqiptare. Kjo është Europa kur ishte e freskët dhe e lirë.” shkruhet në artikullin e New York Times
Në listën e skicuar nga prestigjozja amerikane në vend të parë renditet kryeqyteti i Afrikës së Jugut, Cape Town, i njohur botërisht për një nga plazhet dhe vendet turistike më të bukura dhe më të frekuentuara.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com