REUTERS - Aktori Ryan O'Neal do të lejohet të mbajë portretin e partneres së saj, Farrah Fawcett të pikturuar nga artisti i famshëm Andy Warhol. Gjykata e vlerësoi atë si pronarin e ligjshëm pas një çështjeje gjyqësore me Universitetin e Teksasit.
Universiteti e paditi më 2011-ën O'Neal,  për pronësinë e veprës së Warhol (vepër që daton në 1980),  pasi ylli i “Charlie's Angels” (Engjëjt e Çarlit) kishte lënë trashëgim koleksionin e saj të artit përpara vdekjes së saj në 2009-ën.
Ky koleksion, tani në duart e universitetit përfshin një portret tjetër të ngjashëm të Fawcett –  me firmën e saj, portret i pikturuar po ashtu edhe nga Warhol në të njëjtën kohë.  Universitetit tha në gjyq se Fawcett dëshironte që shkolla t’i kishte të dy portreret.
Gjykata vendosi në favor të O'Neal në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, tha një zëdhënëse.
Portreti në fjalë mbahej në dhomëmn e gjumit të O'Neal në shtëpinë e tij në Malibu dhe ishte zbuluar nga universiteti pasi u shfaq në një episode të një reality show, ku interpretonte O'Neal.
Çifti i artë i Hollivudit, O'Neal dhe Fawcett nuk janë martuar kurrë,  por kanë patur një marrëdhënie me ulje-ngritje që ka zgjatur për tre dekada dhe nga e cila sollën në jetë dhe një djalë.  Ata e bënë edhe më të fortë marrëdhënien e tyre pak para vdekjes nga kanceri të Fawcett, pak para vdekjes së saj në moshën 62 vjeçare.
Në dëshminë në gjykatë, 72-vjeçari O'Neal  theksoi se Warhol ishte një mik dhe se i kishte dhënë atij portretin dhe Faëcett dhe miqtë e saj e dinin që ai e kishte në pronësi atë.
Edhe artistja Jaclyn Smith, e cila luan përkrah Fawcett në “Charlie's Angels” dëshmoi në favor të O'Neal, duke thënë se e dinte që “kjo ishte ajo çfarë Fawcett do të kishte dashur”.
Gjykatësi i O'Neal tha në gjykatë se portreti i Warhol, pionier i ‘pop art’-it, i cili vdiq në vitin 1987 në moshën 58 vjeçare, kishte një vlerë nga 800,000 $ deri 1 million$.  
Një vlerësues i punësuar nga universiteti, i cili dëshmoi në këtë çështje e vlerësoi vlerën e tij 12 million $.
Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)