Situata në Kuvend ka degraduar në sherr dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe mazhornacës. Gjithçka nisi teksa kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ishte duke folur në foltoren e Kuvendit.
“Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon dhe t'ju pyesnim si duhet bërë. Për ty Albana kemi numrin 0900”, ishte deklarata e Ballës që nxiti sherrin.
Deputetët demokratë u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren, duke shpërthyer në akuza dhe të bërtitura.
“Ndyrsisrë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, dëgjohet t’i thotë Bardhi-Ballës.
Klevis Balliu dhe Balla janë përplasur me njëri-tjetrin në sallë.
PS kaloi në votim, ndërsa opozita braktisi sallën.
Lajm në përditësim...

Deputetja Erisa Xhixho akuzoi kreun e Kuvendit Niko Peleshi se është i njëanshëm dhe se deputetët i opozitës i përjashton për një fjalë, ndërkohë nuk mori asnjë masë për Taulant Ballën i cili iu drejtua Vokshit me frazën “për ty kemi numrin 0900”.
“Situatë e paagravuar nga opozita. U fye rëndë një nga koleget tona dhe nuk pati asnjë vendimmarrje nga ana juaj. Ju nuk jeni kryetar i mazhorancës, por kryetar i kuvendit dhe duhet të kishit marrë masë të menjëhershme. S’mund të tolerohet ajo fyerje Askush nuk do donte të ndodhte që ajo fyerje të ndodhte ndaj secilit prej nesh. Të jesh grua në politikë nuk është e thjeshtë. Por një kryetar kuvendi të mos marrë masë ndaj një padrejtësie është e papranushme. Një paralajmërim, asnjë vendimmarrje, je komplet i njëanshëm. Përjashton kolegët e opozitës për një fjalë”, tha Xhixho.

PS kaloi në votim pas sherrit mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit. Ndërkohë, opozita braktisi sallën.
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë fajtor kryeparlamentarin Niko Peleshi për deklaratat e Ballës për Albana Vokshin, pasi sipas tij, ai duhet të kishte reaguar më ashpër.
“Kur ai i drejtohet një gruaje duke i thënë ‘numri juaj i telefonit është 0900’, ti zoti Peleshi, ul kokën, sytë dhe bën sikur t’i kanë bllokuar me 2 tapa veshët. Jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë dhe për ato që do të ndodhin. Unë kam lexuar komunikimet e 2 vajzave të Vokshit me zonjën Vokshi tani. Ju keni vajzë vetë. Si do i vinte vajzës suaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes suaj që ‘e ka numrin 0900’”, tha Bardhi në Kuvend.
Ndërkohë Peleshi iu përgjigj Bardhit duke i thënë se po e përdor situatën si një skenar për të prishur seancën plenare.
“Unë kam respekt më shumë se ju për zonjën Vokshi, sesa ti që po i shërben një skenari për të prishur seancën”, iu përgjigj Peleshi.

Taulant Balla tha në Kuvend se priste nga opozita që të kërkonte ndjesë për fjalët që përdori Gazment Bardhi në foltore, ku i tha kreut të grupit të PS, që jeni mësuar me kur*vat në parti”. Deklarata e Bardhit erdhi pas asaj të Ballës, i cili i tha Albana Vokshit se për ty kemi numrin 0900.
Gjatë fjalës së tij, Balla tha se po rritet tensioni dhe kjo është diçka e paralajmëruar për seancën e radhës, bë të cilën do të votohet për imunitetin e Ballukut. Gjatw fjalws sw tij, Balla tha se dwgjoi nga opozita shprehjen “ky do rraf”, duke u pyetur se cili e tha. Deputeti i PS tha “ju neve...s’po e them sot. Po harrojeni se ju na pengoni ne në punën tonë.”
“Grave dhe vajzave u uroj 8 marsin dhe u uroj respektin e plotë. Kemi motra nga të dyja krahët e sallës. E mirëkuptoj që s’ka të bëj fare me atë çfarë u keqkuptua me atë fjalë. Do kisha dashur shumë që të kishim reaguar njëlloj kur u fye njëra prej kolegeve këtu me një gjuhë diskriminuese dhe nuk u kërkua falje. Nuk u kërkua falje për çfarë u tha në adresë të familjarëve dhe familjes time dhe motrave të mia të grupit të PS që i dua shumë. Po rritet tensioni dhe diçka që është paralajmëruar dje për seancën pasardhëse të Kuvendit. Ju Shqipërisë
Kush thotë aty ky do rraf. Ju neve...s’po e them sot. Po harrojeni se ju na pengoni ne në punën tonë”, tha Balla.

Deputeti demokrat Besart Xhaferri u përfshi në debatin mes Taulant Ballës e Gazment Bardhit. Pas deklaratës së Ballës, ku tha se për “Albanën kemi numrin 0900”. Xhaferri kërkoi përjashtimin e Ballës. Ai tha se kreu i grupit të PS mashtroi kur tha se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Sipas Xhaferrit, ai numër në BE përdoret për argëtim erotik.
“Në shtator në seancën e dytë, ju keni përjashtuar bardhin se ju drejtua juve me një epitet i paburrë. E përjashtuat, u mor vendimi për 5 minuta. Kreu i grupit të PS që unë tu numrin Albana ta kam me 0900! Balla tha që është numwr i BE, mashtroi, është 0800. 0900 edhe në BE përdoret për argëtim erotik dhe ju jeni i paburrë që nuk e përjashtoni”, tha Xhaferri.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dënuar deklaratat e Taulant Ballës, pas fyerjeve ndaj Albana Vokshit.
“Zoti kryetar, që të ofendohet një kolege në këtë nivel, nuk ka arritur asnjëherë në këtë sallë të paktën në 12 vite që unë jam këtu. Është cënuar dinjiteti i një kolegeje. Ju rrini gjithë ditën mburreni sesi po fuqizoni gratë dhe kështu po i fuqizoni gratë? Kjo që ju bëtë u përplaset në fytyrë fëmijëve e nënave. Unë nuk do e doja që fëmijët e mi të dëgjonin atë shprehje. I bëj thirrje kolegeve socialiste që të mos ndahemi për këtë çështje. Të bashkohemi dhe të mbështesim një kolege. Dënoni aktin kryetar. Më pas të kërkohet ndjesë ashtu si e meriton zonja, jo të justifikohet. Për opozitën keni marrë masa të menjëhershme, kanë dalë deputetë nga salla. Merrni masa që Vokshi kur të kthehet në shtëpi te vajzat, të mos i thonë ‘pse u tha ajo shprehje’. Kush do e donte këtë në shtëpitë tuaja?”, tha Tabaku.
Ndërkohë Peleshi tha se Parlamenti në Shqipëri është i vetmi në Europë ku përgojohen familjarët, gratë dhe vajzat.
“Zonja Tabaku, si thotë populli shqiptar, pas një të keqeje ka edhe një të mirë. Është mirë që ta hapim këtë diskutim sepse ky është nga Parlamentet e vetme në Europë që e ka personalizimin e familjarëve, pjesë të përditshme të çdo axhende. Nëse jeni dakord që t’i japim fund personalizimin të politikës, do të isha unë i pari, sepse të dëgjosh një seancë ku merren nëpër gojë gra e vajza... Unë nuk i kam përdorur gjithë jetën time”, tha mes të tjerash Peleshi.

Pas sherrit në Kuvend mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit, deputetja e PS, Evis Kushi i ka kërkuar këtij të fundit t’i kërkojë ndjesë grave socialiste për gjuhën e papërshtatshme që përdori në Kuvend.
“Kjo situatë që ndodhi sot duhet të sqarohet, për të parë video e audio. Ishim dëshmitare, kemi dëgjuar epitete të paimagjinueshme. Balla kërkoi ndjesë dhe e vlerësoj reagimin e Ballës, nuk e di nëse Bardhi e ka guximin të kërkojë ndjesë. Është në audio, do ta dëgjoni. S’kemi dakord të fyet një zonjë, kërkoi ndjesë, por do kërkoja nga Bardhi të kërkojë ndjesë për gratë socialiste”, tha Kushi.
Sherri nisi për shkak të një fraze që Balla i drejtoi Vokshit, duke i thënë për ty kemi numrin 0900, ndërsa Bardhi i tha se jeni “mësuar me kur*vat në partinë tuaj”. Balla pretendoi se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, është shprehur se Sekretariati i Etikës do të mbajë një qëndrim për sherrin në Kuvend, pasi të marrë pamjet filmike dhe audio nga momenti i përplasjeve.
“Lidhur me situatën e krijuar, kjo ishte arsyeja pse morëm pushimin për të gjetur mirëkuptim për të vazhduar. Nuk dua që të mbetet dikush i lënduar. Balla ka kërkuar 2-3 herë ndjesë. Nuk është e thënë që të jemi dakord me qëndrimet e njërit apo tjetrit. Rregullorja ka një standard etike. Qëndrimi im është që për atë shkelje masive të rregullores nga një grup i madh deputetësh, të gjithë kanë vërejtje. Sekretariati i Etikës do të marrë pamjet, audio, video dhe do të mbajë një qëndrim”, tha Peleshi.
Pas debatit me deputetin Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PS, në fjalën e tij ka sqaruar se përmendja e numrit 900 nuk pati qëllim të fyente deputeten Albana Vokshi. Balla tha se bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.
"Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkoj ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë atë lum rrugaçi të një njeriu që nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht që unë dhe për dëmtimin e pajisjeve… në këto kështu kërkoj ndërprerje seancës deri kur të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer",- tha Balla.
Pas agravimit të situatës në Kuvend gjatë pasdites së sotme, deputeti Klevis Balliu ka tentuar të sulmojë fizikisht Taulant Ballën.
Situata në Kuvend eskaloi pasi Balla gjatë fjalës së tij fyeu deputeten demokrate Albana Vokshi duke thënë 'për ty kam numrin 0900'. Kjo bëri që deputetët e PD-së të reagonin ashpër, të bllokonin foltoren dhe të 'shpërthenin' në akuza ndaj kreut të Grupit të PS.










