O maaaa fajin e ka Ediii

O maaaa fajin e ka Ediii

Ju kanë qëlluar në klasë shokë apo shoqe që nuk bënin dot një gjë dhe i thonin me vrap mësueses se fajin e kishte dikush tjetër? Po në punë, kur kapet në gabim një koleg apo kolege dhe e para gjë që bën sheh rreth e rrotull të tregojë se fajin e ka ai apo ajo tjetra? Po kur shkoni në një restorant e ju qëllon një qime apo tjetër gjë në pjatë dhe kuzhinieri apo kamarieri sapo ua thua me nxitim të thonë: Nuk është faji ynë, të ka rënë ty.

Besoj se të gjithë jemi të rrethuar nga njerëz që nuk duan të marrin përgjegjësinë e gjërave që bëjnë: nga ato më të voglat deri te më të mëdhatë. E sidomos, kur ato i bëjnë shkel e shko, identifikojnë dikë ose diçka dhe bërtasin: O maaaaa, fajin e ka ai ose ajo! Dhe pastaj lënë gjithçka: Punën, lojën, familjen, shoqërinë, vendin... Në vend që të lodhen e të ndërtojnë, shkatërrojnë, dorëzohen, tërhiqen.

Vendimi për lënien e mandateve nga disa parti opozitare të lë pikërisht shijen e "O maaaaa, fajin e ka Edi". Të gjithë, burra në moshë dhe politikanë karriere në krye të partive të mëdha të tranzicionit shqiptar sot po tregojnë me gisht vetëm një person: Edi Ramën. Pra në gjithë shtetin tonë, në gjithë strukturat dhe historinë (edhe pse të turbullt), këta lëshojnë mandatet sepse Edi Rama bëka bullizëm me ta. Në fakt, edhe nëse kjo është e vërtetë, shoqëritë moderne edhe ndaj bullizmit të verifikuar e kanë zgjidhjen e duhur. Nuk është zgjidhja që të largosh fëmijën nga shkolla nëse ka bulizëm në të. Bulizmi identifikohet dhe luftohet me mjetet e duhura me sociologët, psikologët e duhur.

Sipas logjikës së opozitës sot, përballë bullizmit duhet t'ja mbathin nga sytë këmbët viktimat ose ai që i viktimizon. Po kush do të qëndronte më në këtë tokë?

Harmonia, zgjuarsia, ekuilibri, vendosmëria, ndershmëria, puna, vizioni janë vlerat që mungojnë më shumë mes opozitës sot dhe ky nuk është një problem vetëm i opozitës, por i gjithë vendit, i seicilit prej nesh, pasi pa një opozitë të shëndoshë, të drejtë, jemi si një trup pa një këmbë. Jetojmë? Mbijetojmë? Sigurisht që po, por para se ta presim atë këmbë çfarë po bëjmë që ta shpëtojmë?

 

 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatos: 19/02/2019 15:30

    Po per tete vjet harruat refrenin Fajin e ka Saliu !!!

    Përgjigju
    • Tomas: 20/02/2019 06:58

      O shoku po akoma egzistoj idjot qe I besojn lulit , sales e mones!

    • Babalja: 19/02/2019 17:50

      Pp ai e kish fajin, pse kush e kish?

  • Ben: 19/02/2019 13:20

    Eshte e qarte qe Edi Rama eshte bere pengese per vegjitimin e tyre,sepse Edi Rama do te beje shtet,jo pazare me politikanet,analistet,gjyqtaret,prokuroret etj.Keto jane mesuar per 30 vjet me bo vetem pazare me njeri tjetrin,si ne pushtet dhe ne opozite,me bo demagogji,dhe gjithe poshtersite e botes.Imagjinoni ne kemi 30 vjet me Sali Berishen,Fatmir Mediun,Moniken,Liken,Gramozin,Dash Shehin,Musa Ulqinin,Arta Dade etj etj,qe jane te gjithe te pa afte,por super te pa afte,me ideologji komuniste qe e kane ne tru,ja ka injektu Dulla.Edhe brezi i ri gjoja,me Lulin ne krye,jane gabimisht ne krye te politikes,nuk e kane dhunti,plus kane siptomen e vjedhjes ne gjak.Nuk ka ne xhiro ndonje te afte,demokratikasit jane nje fotokopje e keqe e Sales,tek socialistet nuk ka ndonje te ri qe ka dale ne scene.Oh,harrova duhet mbajt shpresa tek ky i riu qe eshte budalla complet,Balliu,cuni i mashtuesit Fahri.

    Përgjigju
    • Redi: 19/02/2019 14:50

      Bravo Beno,po kujt i thu.Sikur ta mendonte ky popull si ty tani do ishim ne Europa.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja