Barazimi i djeshëm kundër Çekisë 1-1 në Pragë ka bërë që lojtarët e Kombëtares të festonin si fitore një ndeshje e cila nuk duhej humbur. Për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, Shqipëria iu fal golit të Nedim Bajramit, që barazoi vendasit e Çekisë në një ndeshje me raste dhe të luftuar në 97 minuta.
Pas përballjes, lojtarët e Kombëtares iu drejtuan tribunave ku ishin vendosur tifozët kuqezi. Të shumtë në numër dhe me një atmosferë të zjarrtë, tifozët ishin lojtari i 12-të për Shqipërinë.
Edhe pse numri i tyre në stadium nuk duhet t'i kalonte 1 mijë, ishin më shumë se 3.500 zemra kuqezi në "Fortuna Arena". Atmosfera dhe festa pas ndeshjes nuk kishin asnjë dallim me performancat në shtëpi, çka të vendoste në dyshim nëse dueli u zhvillua në Pragë apo Tiranë.
Komente









