Zjarri në Daias të Tiranës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht edhe jetët e zjarrfikësve që po përballen me flakët.
Nga pamjet e siguruara shumë pranë zjarrit nga Report Tv, duket një moment kur flakët zgjerojnë perimetrin dhe ndryshojnë drejtimin, duke u favorizuar nga era e fortë.
Kjo ka bërë që të rrezikohej jeta e një zjarrfikësi, që po punonte aty për shuarjen e flakëve. Në rrezik ishin edhe 2 automjete të forcave zjarrfikëse, që ishin stacionuar shumë pranë zjarrit.
“O Sokol, hipi makinës dhe ik o Sokol”, dëgjohet t’i drejtohet njëri prej zjarrfikësve kolegut të tij, duke e paralajmëruar për rrezikun, pasi zjarri zgjeroi perimetër për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë në ‘luftën’ me flakët, veç forcave zjarrfikëse dhe autobotëve, janë angazhuar edhe dy helikopter, një Coguar dhe Black Hawk, të cilët po punojnë nga ajri për shuarjen e zjarrit.
Lajmi kryesor:
‘Luftë’ me zjarret/ Disa vatra rreth Tiranës, situatë ‘alarmante’ mes Lundrës e Priskës! Në Lurë rrezikohen banesat! Krutanët largojnë fëmijët e të moshuarit










