O enderr, o endrra ime pse rri e mbyllur ne sirtar? Pse rri aty o enderr e bukur dhe askush nuk hap sirtarin te fluturosh? Kush i ka mare çelsat e sirtarit o enderr qe dergjesh plot brenge aty brenda? Ooooo Zot degjoma lutjen dhe hapma sirtarin e endrres…
Une nuk e kam formen e kokes si te Klevis Balliut por aman edhe Klevisi edhe une gjate viteve te monizmit na kane sjelle ne kete jete. Edhe babai i Klevisit ashtu si babai im komuniste kane qenë. Klevisi ashtu si mua ka jetuar ne Londer por nuk flet dot anglisht, une lexoj e shkruaj anglisht cdo dite. Klevisi eshte pogradecar prej liqenit me origjine por nuk di not, une jam permetar prej Vjose dhe notoj shume. Klevisi ka punuar keshilltar i Bujar Nishanit, une ia kam punuar dhjetra here mediatikisht Bujar Nishanit. Klevisi ka makine, edhe une kam makine rroje. Klevisi ka shtepi botuese por nuk lexon kurre libra, une nuk kam shtepi botuese por lexoj libra pa fund. Klevisi eshte pa identitet se njerezit e njohin si djali i Fahriut, mua askush nuk me identifikon me emrin e babait. Klevisi i ka rene historikisht qylit me parate e felliqura te babait, une bej dy pune cdo dite per te pastruar felliqesirat e ketij vendi. Klevisi ofendon inteligjencen e ketij vendi, une mundohem te ndihmoj modestisht njerezit e duhur te vendit tim. Klevisi pretendon te ngreje nje republike te re por harron qellimisht se familja e tij u be e pasur me dallaveret e republikes se vjeter. Klevisi i Fahriut i dale prej cadres-maternitet te Lul Bashes pretendon te perfaqesoje neser ne parlament Pogradecin e Lasgushit dhe Mitrush Kutelit duke poshteruar keshtu nje nga trevat e artit dhe letersise shqiptare. Klevisi ka 30 kravata ne shtepi por ne tru nuk ka as 3 grame llogjike. Te votosh Klevisin e Fahriut eshte njesoj sikur tu zgjasesh jeten poshtersive fahriballiuniane dhe te lesh te lengojne njerezit e zgjuar dhe punetore drejt infinitit.
Ndaj fryji dallget, revoltohu o liqeni i Pogradecit. Shfry plot egersi dhe behu nje cunam o liqeri pa kufi. Dil nga gjiri yt o liqen sa here te te afrohet djali i Fahriut aty per fushate. Hidhja persiper dallget e tua plot deshperim, lage, qulle, laja dhe shpelaja trurin. Shpelaja trurin dhe thuaji plot iritim se nuk e meriton te perfaqesoje Pogradecin e bekuar ne kuvendin e Shqiperise. Laja dhe shpelaja trurin, jo mekatet. Degdise larg njerezve te mire e ashtu si heremit le te harxhoje parate e pista te Fahri Balliut por jo tu rrembeje votat pogradecareve te mire. Beje i dashur liqen, beje se do zgjohet nga gjumi Lasgush Poradeci dhe i trishtuar do shkruaje poezine e rradhes:
Në këtë çast perëndimor
Ndaj po lotojnë syt’ e mi
Nuk u mjaftoi veç një Fahri
Tani po vjen Fari’ i ri!
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com