Kryeministri Edi Rama ka postuar në Instagramin e tij një video të kreut të PD-së në Fier, Luan Baçit, i cili para mediave uroi 106-vjetorin e Pavarësisë.

PD dega Fier nderon ditën e flamurit, nderon heroin tonë Skënderbeun që ngriti flamurin në 1443 në Vlorë.

Luan Baçi, deputet i PD-së

Pas videon së Bashës (SHIKO KËTU), i cili gjithashtu bëri një lapsus të tillë, Rama postoi edhe videon e deputetit Baçi duke bërë edhe një përshkrim tallës: “O zot mëshirëplotë shpëtoje këtë parti.”