Shifrat duket se janë fobia e Lulzim Bashës, por kryedemokrati ka probleme edhe me historinë. Edhe sot në Ditën e Flamurit, kryetarit demokrat nuk i ka shpëtuar një gafë kur ka ngatërruar datën e ngritjes së flamurit në Krujë e cila përkon me çlirimin nga pushtuesit osmanë para 575 vitesh.
Nga "Varrezat e Dëshmorëve" në kryeqytet, Basha u shpreh se sot nderojmë flamurin e Kastriotëve, sipas tij i ngritur në Krujë në 28 nëntor të vitit 1944. Kreu demokrat e korrigjon shpejt, por sërish nuk e ka gjetur të saktë, duke gabuar sërish...
“Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944... 1444”, tha Basha.
Mirëpo edhe korrigjimi i Bashës është i pasaktë. Kjo pasi flamuri i Kastriotëve për çlirimin e Krujës është ngritur në vitin 1443 dhe jo 1444 datë e cila përkon me Besëlidhjen e Lezhës. Gafa e Bashës nuk i ka shpëtuar as kryeministrit Edi Rama i cili shkruan në Instagram: "Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit: 28 nëntor 1444".
Më 28 nëntor 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.
Komente


Edhe pse i ri ne moshe,tu ka ndal sahati larg. As nuk di e as nik ke mesuar hsitorine shqiptare,te kaluaren e vuajtur te ketij populli qe e injrove duke marr shtetesi. hollandeze
PërgjigjuO bo bo o PD ku je katandisur...
PërgjigjuNuk e kishte mendjen ne fjalim se po mendonte per ate qe do shtypte sot ne Amsterdam
PërgjigjuE po loqke mbeti ky panxhari .
PërgjigjuPo ky toc nuk është shqiptar përveç emrit që ka!
PërgjigjuPo meso historin o toc ska faj Rama qe tall topet me ty toc kuklle.
Përgjigju