Oak Ridge, qyteti sekret i SHBA-së

SHBA - Në vitin 1942, një qytet prej rreth 239 kilometrash katrorë, u krijua si pjesë e Projektit të Manhattan, në garën për të ndërtuar një bombë bërthamore.

Deri në vitin 1945, popullsia e këtij qyteti arrinte në 75 mijë banorë, por në fakt ai nuk shfaqej në asnjë hartë, pasi ishte një vend sekret.

Brenda pak vitesh, baza e armëve bërthamore kishte qindëra kilometra rrugë, 10 shkolla, 7 teatre si dhe disa dyqane e restorante për shkencëtarët që punonin aty.

Punonjësit e qeverisë ishin ngarkuar me prodhimin e armëve bërthamore, por siç shihet edhe në foto, baza e tyre sekrete duhej të dukej si gjithë qytetet e tjera nëpër Amerikë.

Brenda dy vitesh qyteti i quajtur Oak Ridge, u bë qyteti i pestë më i madh në Tennessee.

Shtëpitë të cilat iu dhanë me qera punonjësve për 35 dollarë në muaj, dolën në shitje në vitin 1949, pikërisht në këtë kohë, për herë të parë, ky qytet u shtua dhë në hartë. 
Tashmë, ky qytet popullohet nga 28 mijë banorë.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët