Obama: Arritje madhore, por të
zgjidhen çështjet e pazgjidhura

Obama: Arritje madhore, por të <br />zgjidhen çështjet e pazgjidhura
WASHINGTON - Presidenti i Amerikës, Barack Obama, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, mirëpriti përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtarë të pavarësisë së Kosovës.

“Pas gati katër viteve e gjysmë përmbushja e dispozitave të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është një arritje madhore për gjithë qytetarët e Kosovës.”, lexohet në deklaratën për shtyp.

Ndërkaq, Obama theksoi faktin se Kosova “ka bërë përparim të rëndësishëm në forcimin e arritjeve të pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumetnik, përfshirës, dhe demokratik”.

“Ka ende punë për të bërë, vijoi ai, - tani kur udhëheqësit e Kosovës marrin përgjegjësi të plotë për të siguruar se parimet e mishëruara në deklaratën e saj të pavarësisë dhe në kushtetutë do të plotësohen për çdo qytetar. Kosova po ashtu duhet të vazhdojë të angazhohet konstruktivisht me fqinjët e saj dhe të punojë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, posaçërisht ato me Serbinë”.

Sipas presidentit Obama, raporti me fqinjët dhe zgjidhja e konflikteve “do të përforcojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe do të shërbejë për promovimin e stabilitetit nga i cili varen perspektivat Euroatlantike të rajonit. Në emër të popullit amerikan e uroj qeverinë, parlamentin, dhe popullin e Kosovës në këtë moment historik në të cilin Kosova bën edhe një hap të rëndësishëm drejt vendit të saj të drejtë në një Evropë të lirë, të tërë, dhe paqësore”.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi