Lufta kundër terrorizmit ishte në qendër të një konference midis dy liderve kryesorë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, presidenti Barack Obama dhe kryeministri David Cameron mbajtën pasdite vonë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Obama dhe Cameron u zotuan se do të bëjnë gjithçka që të ndihmojnë Francën të vërë drejtësinë në vend, pas sulmeve terroriste të javës së kaluar. “Ne folëm për përparimin e koalicionit tonë kundër ISIS”, tha presidenti Obama duke pretenduar se kanë fituar terren ndaj ekstremistëve.
“Sulmi i Parisit dëshmoi që kërcënimi terrorist frymëzohet nga luftëtarët e huaj që kthehen në vendet e tyre. Të dy e pranojmë se inteligjenca dhe forca jonë ushtarake e vetme nuk po zgjidh asnjë problem”, shtoi presidenti amerikan duke theksuar që të dy vendet do vijojnë të punojnë për të ndalur readikalizmin e të rinjve.
Po ashtu, dy liderët kanë rënë dakord për të imponuar sanksione të reja mbi Rusinë si dhe të bëjnë çmos për ndalimin e Iranit në realizimin e armëve bërthamore. Gjithashtu, ata i bënë thirrje botës të vijojë luftën kundër virusit vdekjeprurës të Ebolës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com