Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në një tjetër nivel, ndërsa problematiku është kandidati republican Donald Trump, Deklaratat e tij kundër myslimanëve kanë hapur një debat të gjerë, ndërsa i fundit që është bërë pjesë e këtij debate është presidenti amerikan Barack Obama. Në intervistën e fundit Kreu i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se ai sulmohet nga Donald Trum sepse ai është presidenti i parë me ngjyrë.
“Në Partinë Republikane ekzistojnë forca sipas të cilave unë, në njëfarë mënyre, jam ndryshe. Jam një mysliman, një person jo besnik ndaj vendit, e të tjera. Të gjitha këto, gjëra që për fatin e tyre të keq janë larg realitetit, por që mbështeten dhe përdoren nga disa përfaqësues të zgjedhur nga Partia Republikane. Në njëfarë mënyre, unë përfaqësoj atë ndryshim që i tremb ata”, ka thënë Obama.
/Shqiptarja.com