/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama ftoi në Shtëpinë e Bardhë homologun tunizian , Beji Caïd Essebsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë e vendit, katër vjet pas revolucionit që solli Pranverën Arabe.
Obama i telefonoi dje Caid Essebsit për ta uruar për fitoren duke përshëndetur frymën e kompromisit të treguar nga ana e tunizianëve gjatë tranzicionit demokratik historik", theksoi Shtëpia e Bardhë duke shtuar se data e vizitës së presidentit të ri tunizian nuk ishte vendpsur ende.
Gjatë kësaj bisede, presidenti amerikan, Obama nënvizoi vullnetin e SHBA-së për riforcimin dhe zgjerimin e partneritetit me Tunizinë dhe theksoi se vendi i tij ishte i gatshëm për të ndihmuar qeverinë e re në përpjekjet për t'iu përgjigjur pritjeve të të gjithë tunizianëve", theksoi ekzekutivi amerikan.
/Shqiptarja.com