Lufta në Ukrainë është bërë temë bisedimi mes presidentëve amerikanë, francëzë dhe atij rus për të disatën herë radhazi. Lajmi vjen nga presidenca franceze, e cila njoftoi se mbrëmjen e vonë të së hënës Barack Obama dhe François Hollande kanë zhvilluar një bisedë telefonike me Putinin për 45 minuta duke i bërë thirrje për t’u bërë presion separatistëve që të takohen për dialog. Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, Obama dhe Hollande kanë vendosur që Europa duhet të vendosë çmime të mëtejshme për Rusinë nëse ajo nuk ndërmerr hapa të mëtejshëm për uljen e tensioneve në Ukrainë.