/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama u kërkoi sot izraelitëve dhe palestinezëve të punojnë së bashku për të kapërcyer tensionet pas sulmit të rëndë të kryer nga dy palestinezë që shkaktoi katër viktima në një sinagogë në Jerusalemin Lindor.
"Në këtë periudhë kaq të ndjeshme në Jerusalem është shumë e rëndësishme për drejtuesit izraelitë dhe palestinezë dhe për qytetarët e tyre të bashkëpunojnë për të kapërcyer tensionet, për të shmangur dhunën dhe për kërkuar rrugën që të çon drejt paqes", theksoi Obama duke dënuar ashpër këtë sulm.
"Në mënyrë tragjike, nuk është hera e parë gjatë këtyre muajve të fundit që shumë individë humbin jetën. Shumë izraelitë kanë vdekur, shumë palestinezë kanë vdekur", shtoi Obama, i cili u shpreh nga Shtpia e Bardhë në kuadër të një takimi me ekipin e tij për gjetjen e pprgjigjeve përvallë virusit të Ebolas.
/Shqiptarja.com