Presidenti amerikan Barack Obama ka kontaktuar organizatën "Mjekët pa Kufi" për të kërkuar ndjesë për bombardimin e spitalit ndërkombëtar në Kunduz të Afganistanit, ku gjetën vdekjen 22 persona.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se presidenti Obama i telefonoi presidentes së organizatës Joanne Liu për të kërkuar ndjesë dhe për të shprehur ngushëllime të thella.
“Në këtë rast u bë një gabim dhe Shtetet e Bashkuara e pranojnë gabimin” tha Earnest.
Ai tha se presidenti është shumë i angazhuar për të ndriçuar plotësisht çfarë ndodhi. Obama gjithashtu i telefonoi presidentit afgan Ashraf Ghani për të shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve të pafajshme nga bombardimi i së dielës.
Organizata Mjekët pa Kufi kërkoi dje krijimin e një komisioni ndërkombëtar.
Pentagoni ka thënë se do të zhvillojë një hetim të hollësishëm dhe se rezultatet paraprake do të dalin brenda pak ditësh.
Redaskia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA