Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shohin mundësinë e për të furnizuar me armë ushtrinë ukrainase nëse nuk gjendet një zgjidhje diplomatike për krizën në lindje të Ukrainës. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti amerikan Barak Obama pas takimit në Uashington me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku akuzoi Rusinë se ka shkelur çdo angazhim të bërë gjatë marrëveshjes së Minskut.
Por kancelarja gjermane e ka bërë të qartë se është kundër kësaj alternative dhe tha se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë. Merkel ndodhej në Uashington për të njohur Obamën me përpjekjet franko-gjermane për të ripërtërirë planin e paqes të vitit të kaluar që dështoi pas rinisjes së luftimeve.
Nuk dihen ende detajet e propozimit të tyre por sipas BBC bëhet fjalë për një plan që përfshin një zonë të demilitarizuar prej gati 70 km përgjatë kufirit. Bisedimet katërpalëshe mes Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës pritet të mbahen të mërkurën në Minsk pikërisht për të diskutuar këto propozime.
Obama ndodhet nën presion nga zyrtarët amerikanë për të furnizuar Ukrainën me armë pavarësisht kundërshtimit të Merkel. Por Rusia mohon akuzat se ka dërguar trupat e saj dhe ka furnizuar rebelët filo rusë me armë.
Ndërkaq këtë të hënë ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord që t’i vendosin sanksione të mëtejshme zyrtarëve dhe rebelëve rusë por vendimi do të hyjë në fuqi pas një jave në mënyrë që ti japin shans përpjekjeve diplomatike. Kriza në Ukrainë ka shkaktuar më shumë se 5300 viktima ndërsa mbi 1.5 milion vetë janë shpërngulur prej shtëpive të tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com