Këngëtari britanik, Sting bashkë me fituesin e çmimit Oscar, Tom Hanks, janë nderuar nga presidenti amerikan, Barack Obama, me titullin artistik të Kennedy Center.
Ishte posaçërisht interesant nderimi i Sting, i cili është anglez, sepse ky titull zakonisht u ndahet amerikanëve. Hanks, në anën tjetër, tha se nuk mund ta besonte se ishte njëri ndër të nderuarit.
Në mbrëmjen gala u nderuan edhe artistët Al Green, Lily Tomlin dhe ballerina Patricia McBride. Këngët e Sting u kënduan nga Lady Gaga, Bruce Springsteen dhe Bruno Mars. Ceremonia do të jepet në ekranet televizive në fund të këtij muaji.
Sipas BBC, qendra e John F Kennedy për Artet Performuese nderon artistët e skenës, ekranit dhe sallave koncertale që prej vitit 1978./ATSH/
/Shqiptarja.com