Presidenti Amerikan Barack Obama ka mbrojtur vendimin e tij për të anashkaluar Kongresin dhe për të rregulluar politikën amerikane të emigracionit sipas tij, duke thënë se ju desh të vepronte për shkak se drejtuesi i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner nuk do ta lejonte legjislacionin të votohej.

Obama shprehet se: “Ky ligj do të kishte bërë më të sigurt kufirin, e njëkohësisht do t’u jepte emigrantëve të paligjshëm që jetojnë këtu, një rrugë drejt nënshtetësisë kundrejt një gjobe, nëse nisnin të paguanin taksat dhe mbanin radhën. Eskpertë të pavarur thonë se kjo do të rrisë ekonominë tonë dhe do të ulë defiçitin. Nëse republikanët do ta kishin lejuar projektilgjin në votim, sot ai do të ishte ligj.”

Obama shtoi gjithashtu se beson se mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin e sistemit të emigracionit është të punojnë sëbashku, me liderët Republikanë e Demokratë, por derisa kjo të ndodhë ai do të veprojë me autoritetin e tij si President për t’a bërë këtë sistem të ndershëm dhe të drejtë.

Urdhëri i tij lejon rreth 5 milion emigrantë të paligjshëm të qëndrojnë dhe punojnë në vend. Sistemi i emigrantëve në SHBA që u konsiderua si “i shkatërruar” nga Obama, është një çështje shumë e rëndësishme për hispanikët në Amerikë.


Miratimi i autoritetit ligjor të Presidentit Obama ka për qëllim për t’a luftuar emigracionin ilegal në kufi, dhe për të luftuar kontigjentin kriminal e jo familjeve, si dhe rritje të llogaridhënies në sfondin e veprave penale dhe pagesën e taksave.




Redaksia Online
(shqiptarja.com)