Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama tha në fjalën e tij si çdo të premte, se do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e tyre me anë të hedhjes së ndihmave me avionë, por siguron që nuk do të ketë operacione dhe kthim në terren të forcave ushtarake amerikane.

Obama tha se “ndërsa shumë njerëz të pafajshëm po përjetojnë një masakër.

Shtetet e bashkuara të Amerikës nuk mund të rrinë pa bërë diçka”. Ai thekson gjithashtu se nuk do të lejojë që xhihadistët të formojnë një “kalifat” duke pushtuar Sirinë dhe Irakun. 

Bashkë me avionët me ndihma ushqimore të amerikanëve janë bashkuar dhe avionë të Britanisë së Madhe për të vazhduar misionin e lehtësimit të vuajtjeve të besimtarëve të krishterë të arratisur në male, duke u hedhur nga ajri ujë dhe ushqime.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)