Obama Presidentit Topi: SHBA
krenarë krah popullit shqipta

Obama Presidentit Topi: SHBA<br />krenarë krah popullit shqipta
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Ditës së Pavarësisë. Si edhe në vitet e tjera, Presidenti Amerikan ka gjetur fjalët më të mira e të ngrohta për të nënvizuar miqësinhë që karakterizon lidhjet midis dy vendeve.

“I dashur zoti President,

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar!

Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë në Afganistan. Ne e kemi ruajtur përkushtimin tonë të përbashkët e të palëkundur për sigurinë dhe begatinë e Ballkanit. Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Ju lutem, pranoni urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e pavarësisë së vendit tuaj!” perfundon urimi i Presidentit Obama.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend