Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama gjatë intervistave të tij, përmend gjithmonë vajzat e tij, Malia 18 vjeç dhe Sasha 15 vjeç.

Si çdo baba i dy vajzave adoleshente, Obama tregon problemet që ka me vajzat. Ai së fundmi në një intervistë për një stacion radioje, ka treguar se dy vajzat e tij, kanë filluar të anashkalojnë darkat familjare për të dalë në takime.

Por Obama ka shtuar se nuk është i shqetësuar që vajzat e tij dalin në takime dhe kjo ndodh për dy arsye.

Arsyeja e parë është gruaja e tij Michelle Obama.
 
“Ajo është një shembull I madh për vetë respektin, dhe vajzat janë si ajo nuk e lënë veten të gjykohen nga ndonjë gjë tjetër veç karakterit të tyre. Unë besoj se kam qenë një shembull i mirë në aspaketin si kam trajtuar dhe respektuar gruan time.
 
Arsyeja e dytë është se ato ruhen nga Shërbimi Sekret.”
- ka thënë Obama me humor.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com