Obama: Sulmi xhihadist në Bamako një akt barba

/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama e cilësoi si një akt barbar sulmin e kryer nga xhihadistët në një hotel ndërkombëtar në Bamako, që shkaktoi një ditë më parë të paktën 27 të vdekur.
Në vizitë zyrtare në Malajzi, Obama dënoi sulmin, e marrë përsipër nga grupi xhihadist, Al-Mourabitoune bashkëpunëtorë të Al-Kaedës kundër hotelit "Radisson Blu" në kryeqytetin malian.
"Kjo barbari nuk bën gjë tjetër vetëm riforcon vendosmërinë tonë përballë kësaj sfide", deklaroi presidenti amerikan duke përmendur kërcënimin botëror të ekstremizmit islamik.
"Në emër të popullit amerikan, dua të shpreh ngushëllime për popullin e Malit dhe familjet e viktimave, mes të cilëve ndodhet edhe një qytetar amerikan", theksoi Obama.
Të paktën 27 pengje u vranë në këtë sulm, sipas një burimi ushtarak malian. Zyrtarët amerikanë theksuan se të paktën një qytetar amerikan bënte pjesë mes tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai