Obama u rrit nga një transvestit

Obama u rrit nga një transvestit
INDONEZI -Në vegjëli presidenti amerikan Barack Obama ka jetuar në Indonezi me nënën dhe burrin e saj të dytë. Associated Press zbulon se gjatë qëndrimit në Xhakartë. Obama ka patur edhe një dado, e cila zbulohet tanimë se është një transeksual.
Quhet Evie dhe në vitin 1969 filloi të punonte si guzhier pranë familjes së Obamës, pasi nëna e tij e pëlqente për biftekun dhe orizin e përkryer që gatuante. Fqinjët e familjes Soetoro kujtojnë se shpesh Evie dilte mbrëmjeve të vona e veshur si grua. Por, vetë dadoja siguron se presidenti i ardhshëm i SHBA, nuk e ka parë kurrë atë të veshur si femër.
“Qëllonte ndonjëherë që me shihte kur përdorja buzqëkuqin e nënës së tij, Anës, por Obama vetëm qeshte”, shprehet Evie.

NGA DADO NË PROSTITUTË
Associated Press rrëfen se pasi familja Obama në vitet ’70 shkoi në SHBA, dadoja, tani i papunë i hyri rrugës së prostitucionit, tanimë e veshur e tëra si femër. Por, për shkak të mentalitetit në Indonezi, 66 vjeçari një ditë vendosi të hedhë tutje të gjithë kozmetikën dhe veshtjet e femrës dhe të bëjë një jetë mashkullore, por këtë hëre si i pastrehë dhe i varfër.
I njohur me nofkën Tuddy, ai nuk e ka patur të lehtë ta bësojë se “Barry” vogëlushi që ajo rriti, është njeriu më i fuqishëm i botës.

(aq/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës