Obama viziton një xhami: Retorika
antimuslimane e pajustifikueshme

Obama viziton një xhami: Retorika<br />antimuslimane e pajustifikueshme
“E para gjë që dua t’i them komunitetit mysliman në Amerikë, është një fjalë që ata nuk e dëgjojnë shpesh : Faleminderit!”. Me këto fjalë e nisi presidenti Barack Obama vizitën e tij të parë në një xhami në Maryland të SHBA-ve. Ai vlerësoi myslimanët amerikanë si qytetarët më të respektuar dhe patriotë që ka takuar ndonjëherë. Rritja e islamofobisë në vend është një fenomen që s’duhet kurrsesi të ndodhë”, tha Obama.

“Paragjykimi ndaj myslimanëve ushqehet nga injoranca në mesin e amerikanëve për komunitetin dhe besimin islam”, tha Presidenti amerikan. 

Obama iu drejtuar të rinjve muslimanë duke ju thënë se janë pjesë e këtij vendi. Nuk jeni o muslimanë o amerikanë, por jeni muslimanë dhe amerikan. Feja islame ka qënë gjithmonë pjesë e Amerikës.

Vizita e Barack Obamës në xhami ishte konceptuar si mbrojtje e lirisë fetare dhe një deklaratë kundër fanatizmit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka vizituar disa xhami në vizitat e tij zyrtare në vende të ndryshme të botës, por kjo është hera e parë që ai vizitonte një të tillë në SHBA.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon