Obezët, pak shanse për
t’u prekur nga depresioni

Obezët, pak shanse për <br />t’u prekur nga depresioni
Kanada - Sipas një studimi njerëzit e shëndoshë janë më të kënaqur në jetë dhe gjenet e tyre kanë më pak predispozita për t’i bërë ata të bien në depression. Shkencëtarët në universitetin McMaster zbuluan se ata kanë gjene të shëndetshme dhe të gëzueshme gjithashtu të cilat quhen ‘FTO’. Pra reziku i këtyre njerëzve për të patur kriza nervore apo depresioni është rreth 80% më i vogël.

Mjekët pasi studiuan shembuj të shumtë kanë evidentuar se kjo duhet të jetë gjenetike. Njerëzit e shëndetshëm janë shumë herë më të gëzuar se sa miqtë e tyre me trup normal apo të dobët.

FTO është gjeni i cili kontribuon më së shumti në shtimin e kileve, por gjithashtu ul rezikun e depresionit në masën 80 përqind. Studiuesit për të arritur në konluzione të qarta u shtynë, që të shikojnë lidhjen mes obezitetit dhe depresionit. Në provë u morën 17.200 raste në 21 vende nga të cilat u vërtetua se personat me peshë më të madhe shfaqnin më pak shenja depresioni se të tjerët me peshë normale.

Profesor David Meyre thotë:”Ne u nisëm për të bërë këtë krahasim të nisur nga hipoteza se depresioni dhe obeziteti janë të lidhura me aktivitetin e trurit. Ne hamendësuam se gjenet që shkaktojnë obezitetin janë të lidhura me depresionin”. Nga studimi zbulohet se përqindja më e madhe e gjeneve që shkakton shëndoshjen , të mbrojnë nga depresioni.

Lisa Riley është një nga vajzat e shëndosha, por shumë të lumtura, ajo thotë:''Unë jam e shëndoshë por vërtetë e lumtur me pamjen time. Shumë do jepnin gjithcka që të ishin më të dobëta,por unë jo. Më pëlqen të jem ndryshe dhe vërtetë jam. Njerëzit mendojnë se gënjej dhe nuk e pëlqej veten time, por unë nuk dua të ndryshoj.”

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson