Autoriteti i Shëndetit Rajonal në Tiranë, përmes një studimi thotë se kequshqyerja e fëmijëve është një problem sa vjen e shtohet.

Një vëzhgim i fëmijëve në klasë të dytë, në shkolla të qarkut të Tiranës ka nxjerrë të dhëna alarmante.

Shifrat më të larta për kequshqyerjen  janë regjistruar  në Kamëz ku dhe zhvillimi fizik i 8 vjeçarëve është i mangët.

Kjo si pasojë e të ushqyerit vetëm njëherë në ditë.

Obeziteti është një problem që ndeshet më së shumti me fëmijët në kryeqytet. 

Vëzhgimi ka evidentuar edhe probleme edhe me shikimin, gjë e cila i pengon fëmijët në ndjekjen e  mësimit. 3 deri në 4% të fëmijëve kanë probleme serioze me shikimin ndërsa 17% e tyre kanë deklaruar se të tilla probleme krijojnë pamundësi për të ndjekur mësimin.

Studimi është bërë në 15 shkolla të ciklit fillor në Tiranë dhe Kamëz ku janë intervistuar 800 nxënës dhe ku me përgjigjet e tyre të sinqerta ngrenë alarmin për fëmijët që po rriten.

Redakisa Online
A.Gj/Shqiptarja.com