TIRANE - Obeziteti ka një lidhje të ngushtë me konsumin e ëmbëlsirave dhe ushqimeve me kalori të shumta dhe nga ana e tyre, konsumi i këtyre ushqimeve ka një lidhje të qartë me stresin. Të paktën, ky është përfundimi i një studimi amerikan, i cili gjen një lidhje të qartë midis stresit dhe rritjes së vazhdueshme të konsumit të ëmbëlsirave vit pas viti në nivel botëror.
Në të vërtetë, konsumi botëror i sheqerit në 50 vitet e fundit është më shumë se dyfishuar, duke arritur në një mesatare konsumi prej 12-15 kilogramë çokollatë për person në vit. Në studimin e "Food for Brain", një grup doktorësh, shkencëtarësh, dietologësh, psikiatrësh dhe psikologësh që promovojnë idenë e një lidhje të qartë midis ushqimit dhe shëndetit mendor, argumentuan se ndryshimet në sjellje diktohen drejtëpërdrejtë nga niveli i ushqimit në gjak.
"Mungesa e sheqerit në gjak është shpesh arsyeja se përse njerëzit kanë probleme me humorin, depresion apo ankth. Stresi sjell një theksim të këtyre gjendjeve emocionale dhe natyrshëm, njerëzit i drejtohen sheqerit për të ndrequr humorin e tyre, duke paguar koston me pasojë direkte mbipeshën dhe obezitetin”, deklaroi Deborah Colson, një dietologe terapiste, pjesë e studimit.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com