Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar zhvillon sot një sërë aksionesh në të gjithë vendin për prishjen e objekteve pa leje si dhe lirimin e hapësirave publike. Kështu INUK ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës së liqenit të Ohrit në segmentin Lin-Pogradec. Sipas INUK janë mbi 20 objekte pa leje që do të prishen nga ky inspektoriat, si dhe banesa të tjera të cilat janë evidentuar me shkelje të kushteve të lejes.
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Pogradec, është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama. Në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se ka nisur shkulja e çibanëve nga buza e liqenit të Pogradecit, duke shtuar se ka ardhur koha për pastrim.
“Nis operacioni i shkuljes se dhjetra çibaneve nga buza e Liqenit te Pogradecit #Kohaperpastrim” shkruan Rama
INUK, aksione dhe në Tiranë dhe aksin Lushnje-Berat
Gjithashtu INUK vazhdon aksionin, tashmë prej disa ditësh, për lirimin e sheshit të ndërtimit të Unazës së Madhe, në Tiranë. Një tjetër aksion i ndërmarrë nga INUK është ai për prishjen e ndërtimeve të kundraligjshme në segmentin rrugor Lushnje- Berat.
Prej kohësh, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, vijon punën për prishjen e objekteve pa leje, si dhe lirimin e hapësirave publike, në të gjithë territorin e vendit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nis operacioni i shkuljes se dhjetra çibaneve nga buza e Liqenit te Pogradecit #Kohaperpastrim pic.twitter.com/cM1NuFrwGP
— Edi Rama (@ediramaal) September 18, 2014