Objektet e shenjta,Kisha Ortodokse
në Durrës:Shteti duhet të na i kthejë

Objektet e shenjta,Kisha Ortodokse<br />në Durrës:Shteti duhet të na i kthejë
Kisha Orthodhokse “Apostull Pavli & Shën Asti” në Durrës ka kërkuar kthimin e të gjtha pronave të shenjta që shteti administron.
 
Kjo deklaratë është bërë në emër të klerikëve, këshillit kishtar lokal dhe të gjithë besimtarëve orthodhoksë të qytetit të Durrësit.
 
Përmes një deklarate për mediat, ajo thotë se, në mbështetje të deklaratës së Asamblesë Kleriko-laike mbajtur dt. 11-12 mars 2016, Shën Vlash, Durrës, shpreh indinjatën e thellë të saj dhe proteston ndaj organeve shtetërore, të cilat mbajnë ende në zotërim vendet dhe objektet e shenjta edhe pas njëzet e pesë viteve të lirisë fetare në vend.
 
Për këtë arsye, kjo kishë kërkon zbatimin e ligjit 10057 neni 22/2 datë 22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” që “t’i kthejë dhe kompensojë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit ortodoks dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjta, pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.
 
Indinjata dhe protesta, sipas saj, merr shkak në mënyrë të veçantë nga përdhosja e vendeve të shenjta, të cilat janë bërë në mënyrë të përsëritur (Voskopojë, Labovë e Kryqit-Gjirokastër, Elbasan, Berat etj.).
 
Ngjarje të tilla,sipas Kishës, përbëjnë një ofendim të madh, sakrilegj dhe fyerje të ndjenjës fetare ndaj Kishës Orthodhokse. “Sigurisht që këto fenomene, të cilat nuk ndodhin në objektet e kultit të komuniteteve të tjera, nuk ndihmojnë aspak në harmoninë fetare dhe ndikojnë negativisht në promovimin e kësaj harmonie, gjë për të cilën mburret vendi ynë” shkruhet në deklaratë.
 
Kisha Orthodhokse e qytetit të Durrësit është në pronësi të shumë objekteve e trojeve si brenda qytetit, ashtu edhe në rrethinat e tij, të cilat gjatë këtyre 25 viteve kanë kaluar nëpër një kalvar të pafundëm gjyqesh e megjithatë këto prona nuk na janë kthyer ende.
 
Mbetemi me shpresë, përfundon deklarata, që të dëgjohet zëri i orthodhoksëve në mbarë Shqipërinë t’i kthejë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të këtij komuniteti.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën