Objektet personale të kryediplomatit
Rauf Fico, dhuratë Muzeut Historik

Objektet personale të kryediplomatit<br />Rauf Fico, dhuratë Muzeut Historik
TIRANE- Disa nga objektet personale të kryediplomatit dhe personalitetit të shquar shqiptar Rauf Fico, nga kjo e hënë ato do të jenë pjesë e Muzeut Historik Kombëtar. Ishte dëshira e familjarëve të tij që në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore këto sende t’i dhuroheshin Muzeut. Havalile Fico, e bija e tij, tashmë 80 vjeç, tregon sesi prej 1944 së bashku me familjen kanë ruajtur objektet e të atit fshehur sistemit komunist.
 
Ndër sendet e dhuruara është edhe diploma e tij në universitetin “Mylqye”, ku ai u shkollua në Shkencat Politike dhe Administrative. Vlerë shumë të çmuar kanë edhe 16 dekoratat dhe medaljet që i janë akorduar Rauf Fico-s nga shtete të ndryshme, ku në disa prej tyre ka qenë edhe ministër fuqiplotë i Shqipërisë, si në Turqi, Greqi dhe Gjermani.
 
Ditare personale, telegrame, axhenda, harta të vjetra, albume fotografish, si dhe disa artikuj të shkruar prej tij janë pjesa tjetër dhuruar Muzeut. Një nga arsyet se pse po i dhurohen këto objekte Muzeut, është edhe ruajtja e sigurt e tyre, pasi për familjarët ato kanë vlerë shumë të madhe.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw