Inez Hajrulla, 25-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë paraditen e kësaj të hëne në Vlorë, pasi automjetit të cilin ai drejtonte i ishte vendosur një sasi lënde shpërthyese, rezulton me të kaluar të theksuar kriminale.
Hajrulla është djali i një biznesmeni të qytetit bregdetar, pronar i disa lokaleve. Tritoli në automjetin e tij mëngjesin e sotëm dyshohet se ka lidhje pikërisht me të shkuarën e të riut.

(Inez Hajrulla, 25-vjeçari i plagosur sot nga shpërthimi i automjetit)
Ai është arrestuar në vitin 2013, atëherë 22 vjeç, për grabitjen me armë të një kazinoje, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa një vit më parë, në 26 dhjetor 2016, i riu u prangos gjatë një kontrolli të policisë pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje. Edhe njoftimin e policisë së Vlorës thuhet se ojektivii atentatit me tritol në makinë rezulton me precedentë të theksuar kriminal.
Automjeti të cilin ai drejtonte këtë të hënë u hodh në erë në rrugën "Hajro Çakërri", ndërsa mbeti i plagosur Inez Hajrulla, i cili mësohet se ka pësuar plagë të rënda në të dyja këmbët dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Vlorës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com