Oboisti Pengili rikthehet në atdhe,
të veçantat që sjell në koncert

Oboisti Pengili rikthehet në atdhe,<br />të veçantat që sjell në koncert
Koncerti “Baroku Italian dhe Francez” rikthen nga Franca artistin e famshëm të skenave botërore Ali Pengili, bashkë me instrumentin e tij oboe, ditën e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dheBaletit.

Oboisti Ali Pengili me një karrierë prej 23 vjetësh do të performojë së bashku me emra të njohur dhe të rëndësishëm të muzikës së barokut si cembalisti Frederic Hernandez i ftuar nga Franca, drejtoresha artistike e TKOB Abigeila Voshtina në violinë, Ilir Gjoka në oboe të shoqëruar nga orkestra e TKOB-së.

koncerti baroku

Një kombinim ky interesant i tre muzikantëve që vijnë nga Akademia e Muzikës në Rouen, Francë dhe muzikantëve të TKOB.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Ali Pengili u shpreh rreth muzikës që do të sjellë në skenën e Teatrit të Operas me disa karaktere baroke. “Ky koncert i muzikës barok ka stile të ndryshme brenda saj. Muzika baroku francez nuk njihet aq shumë sa njihet ai italian. Ndaj me kolegun tim Frederic Hernandez në Clavicembalo që është intrument i rallë dhe i përdorur shumë në këtë muzikë do të kombinohet me oboen dhe me timbrikat e veçanta të barokut francez” tha oboisti Pengili.

koncerti baroku

Ky koncert do të zgjasë për rreth një orë e gjysëm.

Muzika baroke u zhvillua në vitet 1600 – 1750. Italia është vendi i parë ku kjo muzikë u zhvillua duke kaluar kufijtë shume shpejt dhe duke përfshirë të gjithë Evropën. Ndërsa Franca është poli tjetër i barokut por në opozitë me stilin italian.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje