Oborret, qeveria ndryshon vendimin

Oborret, qeveria ndryshon vendimin
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është bërë një ndryshim në një VKM të mëparshme, lidhur me kalimin në pronësi të perspnave privatë të oborreve, që ende mbeten në pronësi të shtetit.

Nëse gjatë inspektimit në terren rezulton se, brenda apo në lidhje funksionale me sipërfaqen e oborrit në përdorim, gjenden vetëm ndërtime informale, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës procedon menjëherë me mospranimin e kërkesës për tjetërsim, theksohet në vendimin e djeshëm, që korrigjon të mëparshmin. AKKP merr masat për të njoftuar kërkuesin e privatizimit, me vendim të arsyetuar me shkrim, për mosplotësimin e kushtit të parashikuar, thuhet më tej në VKM. Kërkesat e paraqitura përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, për të cilat ende nuk është dhënë vendim nga AKKP-ja, do të vazhdojnë të shqyrtohen sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim.

"Oborr në përdorim" konsiderohet sipërfaqja e tokës në pronësi shtetërore, në funksion të një ndërtimi të ligjshëm për qëllime banimi. Kjo sipërfaqe toke përfshin tokën nën ndërtim dhe, sipas rastit, edhe tokën rreth saj. Oborret në përdorim tjetërsohen pa kundërshpërblim, në rastin kur e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe është hequr pa kompensim, për shkak të ligjeve të kohës dhe me kundërshpërblim, në rastet e tjera. Në këto raste, çmimi përcaktohet sipas tabelës që riprodhohet në këtë faqe.

AKKP-ja kryen procedurën paraprake për tjetërsimin, në pronësi të poseduesve të oborreve në përdorim, më kusht që të jenë në posedim, të qetë dhe pa ndërprerje, të pronarit të ndërtimit; brenda tyre ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim i cili është i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së, në pronësi të kërkuesit ose është ngritur para datës 10.8.1991. Gjithashtu, ata duhet të jenë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore.

Nuk janë objekt shqyrtimi nga AKKP-ja, sipas këtij vendimi, oborret në përdorim, brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet vetëm ndërtim informal. Ato të trajtohen në përputhje me aktet, ligjore e nënligjore, në fuqi.

ÇMIMET E OBORREVE NË PËRDORIM
 

Për  sipërfaqe  deri  në  100 m2                 200 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 101 m2 deri në 200 m2 300 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 201 m2 deri në 300 m2 400 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 301 m2 deri në 400 m2 500 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 401 m2 deri në 500 m2 600 mijë lekë

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?