Maduro, Presidenti i paligjshëm i Venezuelës, do ta meritonte largimin me forcë nga froni vetëm për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me zgjedhje farsë, të cilat nuk i kishte njohur asnjë vend demokratik.

Me forcë! E provuan njerëzit e lirë të Venezuelës dhe u shtypën pamëshirshëm me polici, me ushtri, me banda të  narkoshtetit. Nga kush tjetër atëherë përveçse nga një superfuqi demokratike si SHBA

Sulmi masiv amerikan i pasmesnatës së 3 dhjetorit, që çoi në arresimin e diktatorit në dhomën e gjumit, nuk mund ta evitojë shqyrtimin në dritën e së drejtës ndërkombëtare. Disa vende si Rusia, Kina, Irani e tjerë të aksit të së keqes për doktrinën amerikane të sigurisë e kanë denoncuar tashmë në kohë reale si dhunim flagrant të kësaj të drejte.

Italia, një vend i NATO-s, aleat i ngushtë me SHBA,   shprehu në mbrëmje mosaprovimin në princip të largimit të  tiranëve permes një ndërhyrjeje ushtarake nga jashtë. Por ndërkaq e konsideroi legjitim një ndërhyrje të natyrës   mbrojtëse kundër sulmeve hibride ndaj sigurisë së vet nga ana e  entiteteve  shtetërore që ushqejnë dhe favorizojnë narkotrafikun. Siç është në rastin konkret Venezuela dhe Presidenti i saj që ishte paralajmëruar  prej kohësh nga  Shtëpia e Bardhë si kreu i karteleve të drogës me destinacion SHBA-në, rininë dhe popullin amerikan.  

Pra arsyeja e sulmit nuk është vetëm qëndrimi në pushtet me vota të vjedhura, sado indinjatë provokon farsa zgjedhore në vendet që qeverisën me votë të lirë.

Është edhe droga, aq me tepër droga me mbulesë shtetërore si armë e dëmtimit në masë të SHBA-ve.

Me tej janë sulmet hibride nga një vend “i oborrrit të  shtëpisë”, siç konsiderohen nga SHBA vendet e Amerikës Latine. Venezuela në rastin konkret është përdorur si pykë, avanpost apo plasdarm i Rusisë dhe Kinës për të dëmtuar demokracinë amerikane, forcën e saj.

“Duam te jeni të rrethuar nga vende të sigurta”, tha Tramp para gazetarëve ndërsa po shpjegonte operacionin e mesnatës. Duke shtuar: “Asnjë fuqi e huaj nuk do të na vjedhë më asgjë”. Fjalë të qarta për natyrën gjeopolitike të ndërhyrjes së mbrëmshme ushtarake.

Në kontekstin e një botë multipolare sa i takon natyrës së rregjimeve, “oborri i shtëpisë” amerikane, me specifika të veçanta për çdo vend shtrihet në Europë. Më  konkretisht dhe më dukshëm se shumëkund në vendin tonë si vendi më proamerikan i kontinentit. Arsyet dihen.

Duke filluar nga java e ardhshme në  “oborrin” tonë nis të veprojë ligji i fundit i Kongresit Amerikan, një lloj manuali për hapa dhe veprime konkrete të matshme, me të fuqishëm se deri sot nga SPAK, BKH dhe intitucione të tjera të zbatimit të ligjjit kundër korrupsionit të lartë dhe krimit, kundër  oligarkëve dhe rrjeteve në shërbim të  politikanëve të korruptuar, kundër interferencave të vendeve armike përmes njerëzve të tyre këtu. Nongrata  të tjerë pritet të shpallen përveç atyre që janë shpallur deri me sot. /mapo.al