OBSH: 1 në 3 gra në botë janë dhunuar të paktën 1 herë fizikisht ose seksualisht nga partneri

OBSH: 1 në 3 gra në botë janë dhunuar të paktën 1 herë fizikisht ose seksualisht nga partneri

Foto ilustruese

Dhuna ndaj grave mbetet ende një fenomen i përhapur edhe në vendet më të zhvilluara.

Sipas të dhënave të publikuara nga OBSH-së, 1 në 3 gra janë dhunuar të paktën 1 herë seksualisht ose fizikisht, rreth 736 milionë, numër që nuk ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit.

Mosha më e prekur ndaj dhunës është ajo nga 15 deri në 24 vjeç.

“Dhunën ndaj grave mund ta gjejmë në çdo vend dhe çdo kulturë, dukë shkaktuar dëm në miliona gra dhe familje, kohët e fundit situata është përkeqësuar edhe për shkak të pandemisë”, tha kreu i OBSH-së ", tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se ndryshe nga COVID-19, dhuna nuk mund të ndalet me një vaksinë dhe se mund ta luftomë atë vetëm me përpjekje shumë të mëdha dhe të qëndrueshme nga qeveritë, komunitetet dhe individët.

Dhuna e ushtruar nga një partner është forma më e përhapur e dhunës, megjithatë 6% e grave raportojnë se janë sulmuar seksualisht nga një person tjetër përveç burrit ose partnerit.

Megjithatë mendohet se numri është edhe më i lartë për shkak të frikës për të kallëzuar një veprim të tillë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë