OBSH apel shteteve të nisin sërish përdorimin e AstraZeneca: Është e sigurt!

Pas studimeve, në një takim të zhvilluar me EMA, Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë apel shteteve të nisin sërish përdorimin e vaksinës anti-COVID AstraZeneca pasi ajo është e sigurt.

Kjo nuk është hera e parë që OBSH-ja mbështet përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke argumentuar faktin që është efikase dhe e sigurt dhe se nuk ka prova për lidhjen e saj me rastet e mpiksjes së gjakut të disa pacientëve pasi morën dozën e saj.

Edhe Agjencia Evropiane e Barnave ka deklaruar se benefitet e kësaj vaksine janë më të mëdha se rreziku për efekte anësore.

Në këtë valë kundërshtimesh për AstraZeneca ka reaguar edhe vetë kompania farmaceutike duke paraqitur prova se vaksina nuk shkakton mpiksjen e gjakut.

Takimi mes Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë është zhvilluar pas pezullimit të vaksinës AstraZeneca në disa shtete brenda dhe jashtë BE-së.

Të kërcënuar nga një valë e tretë e COVID-19, nën presionin e kohës për arritjen e imunitetit të tufës dhe kur disa shtete ende nuk kanë asnjë dozë të vaksinave anti-COVID, vendimi i disa shteteve për pezullimin e AstraZeneca duket absurd.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:06
EMA: Përfimet nga vaksina e AstraZenecës më të mëdha se dëmet anësore, absurd vendimi i disa shteteve për të pezulluar atë

Vaksina e AstraZeneca, kundër COVID-19 nuk duhet bllokuar, madje është konsideruar absurd vendimi i disa shteteve evropiane për të bërë një gjë të tillë. të këtij menimi ishin EMA dhe  Organizata Botërore e Shëndetësisë, pas studimeve të tyre, ku ata i kanë bërë apel shteteve të nisin sërish përdorimin e vaksinës anti-COVID të AstraZeneca pasi ajo është e sigurt. 

"Ne nuk duam që njerëzit të panikosen. Për momentin ne do të rekomandonim që vendet të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca", tha shefja për shkencë e OBSH-së Soumya Suaminathan.

Pas deklaratave të OBSH-së edhe Agjencia Evropiane e Barnave ka deklaruar se benefitet e kësaj vaksine janë më të mëdha se rreziku për efekte anësore.

EMA deklaroi sot se nuk ka “asnjë tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto efekte”.

“Nuk ka indikacione se vaksinimet mund të kenë shkaktuar këto ngjarje” por EMA po kryen “një analizë rigoroze të ngjarjeve tromboembolike” dhe po vlerëson “reagimet e dyshimta rast pas rasti”-tha Emer Cooke,

Rregullatori i Bashkimit Evropian ka thënë se numri i raporteve për mpiksje gjaku te njerëzit e vaksinuar me AstraZeneca, nuk është më i lartë se tek ata që nuk janë vaksinuar.

Ajo ka thënë se rreziku i përfitimit është më i lartë se i humbjes. Gjatë fjalës së saj ajo shtoi se ekspertët e EMA-s po vijojnë që të analizojnë dhe hetojnë rastet që kanë shfaqur efekte si mpiksje gjaku dhe çrregullime tromboembolike në mënyrë që të dalin në një përfundim. Cooke gjithashtu tha se në një situatë të tillë ku po vaksinohen miliona njerëz kjo gjë është e pritshme.

BE ka miratuar vaksinat nga Pfizer / BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe po monitoron të tjerat, përfshirë vaksinën Sputnik V të Rusisë.

Organi rregullator i BE është "plotësisht i bindur" se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Kryetarja e Agjencisë së Barnave në Evropë (EMA), tha se në varësi të rezultateve të vlerësimeve të ekspertëve do të merren masat e duhura. Ajo tha se më shumë janë të shqetësuar për shkak të humbjes së besimit të njerëzve te vaksina.

“Prioriteti është të sigurojmë që vaksinat të mund të përdoren në mënyrë të sigurt në popullatën evropiane, nëse kjo do të thotë se një paralajmërim shtesë mund të jetë i nevojshëm, ne do të shikojmë në atë, nëse besojmë se ekziston një problem që nuk mund të zgjidhet. Do të ndërmarr veprimet e nevojshme për t’u marrë me këtë. Varet vërtet nga rezultati i vlerësimeve të ekspertëve. Ne jemi të shqetësuar se mund të ketë një efekt në besimin e vaksinave, por puna jonë është të sigurohemi që produktet që autorizojmë janë të sigurta”, tha ajo.

 

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?

Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?