OBSH bën thirrje për anulim të disa organizimeve për shkak të Omicronit: Një festë e ndaluar, më mirë se një jetë e humbur

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të anulojnë disa plane për pushime, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën.

“Një organizim i anuluar është lajm më i mirë sesa një jetë e anuluar”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke thënë se duhet marrë “vendime të vështira”.

“Në disa raste, kjo gjë do të nënkuptojë anulimin apo shtyrjen e ngjarjeve”, ka thënë ai.

Deklaratat e tij kanë ardhur teksa ekspertët shëndetësorë kanë thënë se Omicron tani është variant dominues i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i OBSH-së ka thënë se ka të dhëna se varianti Omicron është duke u përhapur shumë më shpejtë sesa Delta.

Një numër shtetesh – duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë – kanë ashpërsuar kufizimet për pandeminë dhe kanë rikthyer kufizimet në udhëtime, me qëllim të luftimit të variantit të ri.

Shtëpia e Bardhë ka thënë të hënën se presidenti amerikan, Joe Biden, nuk planifikon “të mbyllë shtetin”./ REL

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën