GJENEVË - Nga virusi i Ebolës deri më tani janë infektuar 10.141 persona, prej të cilëve 4.922 kanë ndërruar jetë, kryesisht në Afrikën Perëndimore. Ky fakt konfirmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thekson se rastet e infektimeve me virusin Ebola janë kryesisht nga Afrika dhe SHBA.

"Deri më 23 tetor është konfirmuar se nga Ebola janë infektuar 10.141 persona, rastet e mundshme për të cilat dyshohet se janë të infektuar vijnë nga gjashtë vende - Guineja, Liberia, Sierra Leone, Mali, Spanja dhe SHBA-të - dhe dy vendet e tjera të prekura më parë Nigeria dhe Senegali", njoftojnë nga OBSH.

Gjithashtu sipas OBSH, rastet e vdekjes janë shënuar në Guine, Sierra Leone dhe Liberi, ndërsa theksohet sei se deri më tani janë infektuar 450 punonjës të sektorit shëndetësor, në mesin e të cilëve 244 kanë vdekur.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)