OBSH: Emergjenca e Covid, më e rënda e shpallur ndonjëherë nga Organizata

OBSH: Emergjenca e Covid, më e rënda e shpallur ndonjëherë nga Organizata

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se COVID-19, është emergjenca “më e rëndë” globale shëndetësore që ka shpallur ndonjëherë OBSH-ja.

Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, Tedros tha se tek OBSH-ja janë raportuar gati 16 milionë raste me koronavirus, së bashku me 640,000 viktima.

“Pandemia vazhdon të marrë hov. Në gjashtë javët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve përafërsisht është dyfishuar”, tha Tedros.

Ai tha se do ta mbledhë këtë javë komitetin e urgjencës së OBSH-së për të vlerësuar pandeminë.

“Një rrugë e gjatë e vështirë është përpara nesh”, tha Tedros, përkundër faktit se “bota ka bërë përpjekje të mëdha”.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e mbylljes së kufijve dhe për kufizimet në udhëtime, drejtori për emergjenca i OBSH-së, Mike Ryan, tha se këto nuk janë masa të qëndrueshme për kohë të gjatë.

Në muajin mars, kur OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen COVID-19, shumica e vendeve të botës i kanë mbyllur kufijtë, në përpjekje për të frenuar përhapjen.

Lehtësimi i masave të tilla ka filluar të bëhet gradualisht qysh në muajin maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)