Në përpjekje për të shmangur stigmatizimin gjeografik, OBSH ka bërë të ditur se të gjitha variantet e COVID-19 do të emërohen me shkronja të alfabetit grek.
Sipas planeve të OBSH, varianti indian do të njihet si “Covid Delta”, ndërsa varianti i Britanik ose ndrshe Kent do të njihet “Covid Alfa”.
Varianti i Afrikës do të bëhet “Covid Beta” ndërsa ai brazilian do të njihet si “Covid Gama”.
Drejtuesja teknike e OBSH për koronavirusin Maria Van Kerkhove tha se ndryshimi “ka për qëllim të ndihmojë në diskutimin publik”.
“Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për zbulimin dhe raportimin e varianteve. Etiketat janë të thjeshta, të lehta për t’u thënë dhe për t’u mbajtur mend dhe bazohen në alfabetin grek, një sistem që u zgjodh pas konsultimeve të gjera dhe një rishikimi të disa sistemeve të mundshme, “u shpreh Kerkhove.
Historikisht sëmundjet janë emërtuar sipas vendndodhjeve, sidoqoftë emërime të tilla mund të jenë të dëmshme për ato vende dhe shpesh janë të pasakta, siç është rasti me "gripin spanjoll" e vitit 1918, origjina e të cilit nuk dihet.
Në fillim të këtij muaji, qeveria indiane urdhëroi platformat e mediave sociale të hiqnin përmbajtjen që i referohej "variantit indian". Urdhri qeveritar u përmend si një shembull i ndjeshmërisë së tij ndaj akuzave se ai kishte keq-trajtuar shpërthimin e fundit.
Në vitin e fundit ka pasur një rritje të fushatës anti-aziatike si rezultat i pandemisë dhe shpërthimit të saj në Kinë. Grupet anti-ekstremiste amerikane thanë se një rritje e sulmeve ndaj aziatiko-amerikanëve ishte pjesërisht e nxitur nga Donald Trump, i cili i referohej Covid-19 si "virusi i Kinës".
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 4043
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë në alert! Sëmundja misterioze në Kongo shkakton dhjetëra vdekje, prek kryesisht të rinjtë! Simptoma të ngjashme me Covid-19
6 Dhjetor, 16:37
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor, 17:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor, 18:14
-
Nis projekti për eliminimin e pajisjeve matëse me mërkur nga sistemi shëndetësor shqiptar
19 Shtator, 20:16
-
STUDIMI/ Ja çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse konsumoni arrë kokosi çdo ditë! Një nga frutat më të rekomandueshëm edhe nga OBSH
1 Shtator, 18:17
-
Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Fushata për vaksinimin e 640 mijë fëmijëve fillon nesër! Në 24 orë 89 palestinezë u vranë nga Izraeli
31 Gusht, 15:33
-
OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës
30 Gusht, 15:16
-
Lufta në Gaza/ Borrell: S’ka unanimitet për sanksionet ndaj ministrave izraelitë! OBSH: Marrëveshje për pauza për vaksinimet kundër poliomielitit
29 Gusht, 22:14
-
OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik
14 Gusht, 21:13
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht, 16:43