OBSH: Gjendja në Evropë nuk është e qëndrueshme/ Italia dhe Britania e Madhe rekorde të reja në numrin e viktimave të COVID-19 (VIDEO)

Gjendja e pandemisë në Evropë është e paqëndrueshme ndërsa  në Itali dhe Britaninë e Madhe shënohen rekorde të reja të viktimave nga Covid-19. Të enjten Italia shënoi një rekord prej pothuajse 1,000 viktimash duke thyer rekordin e saj të mëparshëm ditor të vendosur në kulmin e valës së parë të pandemisë në 27 Mars ku u shënuan 969 vdekje nga COVID-19. Situata paraqitet edhe më e rëndë në Britaninë e Madhe ku numri i viktimave tejkaloi 60,000.

Vetëm SHBA, Brazili, India dhe Meksika kanë regjistruar më shumë viktima se Mbretëria e Bashkuar, por ajo e ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë për 100 000 persona krahasuar me vendet e tjera më të goditura.

OBSH paralajmëroi që pandemia po përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën ndërsa rastet rriten në Evropën Qendrore, Ballkanin dhe Kaukaz.

"Ne nuk mund të themi se jemi në një situatë të qëndrueshme në të gjithë rajonin për momentin," tha Dr Catherine Smallwood .

Rastet në Evropë, përbëjnë 40% të rasteve globale, tha Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, duke paralajmëruar se rastet në rritje në Evropën Qendrore dhe Jugore ishin "shqetësuese".

Gjeorgjia, Serbia, Luksemburgu dhe Kroacia kanë numrin më të lartë të rasteve COVID-19 për 100,000  banorë në dy javët e fundit.

Shkalla e  rritjes së infeksionit në Serbo është rritur me 121% në këtë periudhë dy-javore, me një total prej 191.356 rastesh të konfirmuara, duke shënuar një rekord ditor prej 7,000 raste. Javët e fundit patraiarku serb humbi jetën nga Covid-19 dhe në ceremoninë e tij mortore morën pjesë shumë qytetarë, duke rritur edhe më shumë numrin e të infektuarve.

Dr Kluge theksoi se duhej të kishte kufizime në tubimet e mëdha, në veçanti ato mortore.

Kroacia ka regjistruar rreth 139,000 raste COVID-19 dhe po regjistron rreth 3,000 raste të reja pozitive në ditë. Kryeministri Andrej Plenkoviç dhe Ministri i shëndetësisë  kanë rezultuar pozitiv  gjithashtu. Plenković kishte njoftuar kufizime të reja të cilën përcaktonin mbylljen e bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e tubimeve nga fundi i nëntorit, masa që do të qëndrojnë në vend të paktën deri më 21 dhjetor.

Vendet e tjera në Ballkan dhe në rajonin e Kaukazit gjithashtu po përjetojnë rritje të rasteve.

Nga ana tjetër, vendet e Evropës Perëndimore po shohin përmirësime në numrat e të shtruarve në spitale, pas kufizimeve të ashpra. Megjithatë OBSH, paralajmëron që COVID "nuk është zhdukur" dhe "nuk do të zhduket" shumë shpejt, prandaj duhen respektuar të gjitha masat e nevojshme.

Në Evropë janë shënuar të paktën 90 milion raste të COVID-19 dhe mbi 427,000 viktima deri tani, ku më të goditurat ngelen Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Spanja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar