OBSH-ja ka vendosur të ndajë në dy grupe vendet e prekura nga epidemia.
Grupi i parë përbëhet nga tre vendet më të prekura (Liberia, Sierra Leone dhe Guinea) ndërsa në të dytin ndodhen (Nigeria, Senegali, SHBA-ja dhe Spanja).
Liberia është vendi më i prekur nga epidemia, me 4 262 raste dhe 2 484 të vdekur sipas raportit më të fundit të 13 tetorit.
Më 14 tetor, kishte 3 410 raste dhe 1 200 të vdekur në Sierra Leone dhe 862 të vdekur në 1 519 raste në Guine, nga ku u shpërnda epidemia.
Por një version tjetër i epidemisë Ebola po përhapet në Republikën Demokratike të Kongos që ndodhet në veriperëndim Afrikës. Deri tani kanë vdekur 49 persona në 68 raste, sipas bilancit të datës 9 tetor.
ATSH