OBSH konfirmon vdekjen e një fëmije nga një lloj misterioz i hepatitit

OBSH konfirmon vdekjen e një fëmije nga një lloj misterioz i hepatitit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. OBSH nuk dha detaje për vdekjen e fëmijës.

OBSH ka thënë se është në dijeni për të paktën 169 raste të "hepatitit të rëndë me origjinë të panjohur” të raportuar te fëmijët në 12 vende të ndryshme.

Rastet janë raportuar te fëmijët e moshave nga 1 deri në 16-vjeç dhe 17 prej të sëmurëve kanë kryer transplant të mëlçisë. Autoritetet shëndetësore në mbarë botën po hetojnë një rritje misterioze të rasteve të rënda të hepatitit - inflamacion i mëlçisë - te fëmijët e vegjël.

OBSH tha se që nga 21 prilli ishin raportuar raste akute të hepatitit me origjinë të panjohur në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Izrael, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë. 114 nga 169 rastet ishin vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas OBSH një virus i zakonshëm i ftohjes i njohur si adenovirus ishte zbuluar në të paktën 74 raste. Infeksioni COVID-19 u identifikua në 20 prej të testuarve dhe 19 raste u zbuluan me një bashkëinfeksion COVID-19 dhe adenovirus.

OBSH tha se po monitoronte nga afër situatën dhe po punonte me autoritetet shëndetësore britanike, shtetet e tjera anëtare dhe partnerët.

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së kanë ngritur alarmin mbarëkombëtar, duke paralajmëruar mjekët që të jenë në vëzhgim për simptomat e hepatitit pediatrik, ndoshta të lidhura me një virus të ftohjes, si pjesë e një hetimi më të gjerë në rastet e pashpjegueshme të inflamacionit të rëndë të mëlçisë tek fëmijët e vegjël.

Ndonëse rastet e lehta pediatrike nuk janë të padëgjuara, hepatiti i rëndë te fëmijët e shëndetshëm është diçka e rrallë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them...