OBSH kritikon Evropën: Vaksinimi jashtëzakonisht i ngadaltë, rastet e reja me COVID-19 vazhdojnë të rriten

Përhapja e vaksinës COVID-19 në Evropë është "jashtëzakonisht e ngadaltë" ndërsa numri i rasteve u rrit për të gjashtën javë radhazi, paralajmëroi të enjten zyra evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas organizatës më shumë se 1.6 milion njerëz kontraktuan COVID-19 në OBSH në 51 vendet e kontinentit javën e kaluar, duke shënuar të 6 javë me trend rritës.

"Vetëm pesë javë më parë, numri javor i rasteve të reja në Evropë kishte rënë nën një milion, por tani situata e rajonit është më shqetësuese se në disa muaj," theksoi Dr. Dorit Nitzan, Drejtori Rajonal i Emergjencave për OBSH-në në Evropë.

Rritja e rasteve u vu re në çdo grupmoshë, përveç te personat në moshat 80 vjeç ose më shumë, të cilat sipas OBSH-së pasqyrojnë "shenjat e hershme të ndikimit të vaksinimit".

Ndërkohë që theksuan se shembulli i Britanisë tregon se me anë të vaksinimit mund të shpëtohen shumë jetë.

"Vaksinat paraqesin mënyrën më të mirë për të dalë nga kjo pandemi. Jo vetëm që funksionojnë, ato janë shumë të efektshme në parandalimin e infeksionit. Sidoqoftë, përhapja e këtyre vaksinave në Evropë po ecën me hapa jashtëzakonisht të avashtë. Dhe për sa kohë që vaksinimi mbetet i ulët, ne duhet të zbatojmë të njëjtat masa kufizuese si në të kaluarën, për të kompensuar vonesat. Më lejoni të jem i qartë: ne duhet të përshpejtojmë procesin duke rritur prodhimin, duke ulur pengesat për administrimin e vaksinave dhe përdorimin e çdo doze të vetme, " tha shefi i OBSH-së në Evropë, Dr. Hans Kluge .

Deri më sot, vetëm 10 përqind e popullsisë së përgjithshme të rajonit kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe vetëm katër përqind janë imunizuar plotësisht.

Vaksinimi ka filluar në çdo vend me të ardhura të larta në rajon, por vetëm në 60 përqind të vendeve me të ardhura të ulëta.  Dhjetë vende me të ardhura të mesme kanë marrë doza përmes mekanizmit COVAX.

Gati 578 milion doza të vaksinave janë administruar në të gjithë botën, me gati 250 milion prej tyre të administruara në SHBA, MB dhe BE.

OBSH u bëri thirrje vendeve për të zbatuar masat kufizuese për të mbrojtur popullatat që nuk kanë marrë ende vaksinën dhe për të zvogëluar presionin në sistemet e kujdesit shëndetësor.

Më shumë se gjysma e 51vendeve në Evropë janë në bllokim të pjesshëm ose të plotë. Me Francën e cila do të hyjë në shtetrrethimin e tretë kombëtar të Shtunën pasi numri i pacientëve COVID-19 në kujdes intensiv u rrit mbi 5,000 për herë të parë në 11 muaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja