OBSH në alarm! Virusi "Zika"
i përhapur nga dora e njeriut?!

OBSH në alarm! Virusi i përhapur nga dora e njeriut?!">
Virusi Zika, i cili ka ngritur në këmbë shëndetësinë botërore dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga lirimi i mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në vitin 2012.
 
Dyshohet se insektet janë modifikuar me qëllim për të luftuar përhapjen e etheve tropikale dhe sëmundjeve të tjera që përfshinë Brazilin në vitin 2012, raporton BBC.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizuar një takim urgjent në Gjenevë për të diskutuar më gjerësisht arsyet e shpërthimit dhe përhapjes së menjëhershme të virusit Zika.
 
Takimi po mbahet në Gjeneve dhe do të vendosë nëse do të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme globale. Autoritetet shëndetësore botërore e kanë përshkruar Zikën si një lëvizje nga një kërcënim i butë drejt përmasave alarmuese botërore. Shumica e rasteve të diagnostikuar me virusin Zika nuk kanë asnjë simptomë të jashtme por ata shkaktojnë dëme të mëdha në trurin e foshnjave. OBSH po mendon edhe gjetjen e një kure për këtë virus.

OBSH ka vlerësuar se Virusi Zika po krijon një emergjencë shëndetësore publike dhe se është një kërcënim serioz global që do t’i çojë të gjithë qeveritë të harxhojnë para. 

Virusi Zika është zbuluar për herë të parë në vitin 1950, por situata e tanishme është shumë alarmante.
 
Në Brazil deri më tani janë raportuar rreth 4 mijë raste, por njëkohësisht mendohet se rreth 1.5 milion njerëz në Amerikën Latine janë prekur nga ky Virus.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë